Flokët e bëra nga bananet trendi më i ri? Shumë më të mira se “extensions” sintetikë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2024, 21:53 | Lifestyle

Flokët e bëra nga bananet trendi më i ri? Shumë më

Gjatë një vizite në një fermë lokale teksa punonte me USAID, sipërmarrësja nga Uganda Juliet Tumusiime kuptoi se një sasi e madhe kërcell kanë mbetur nga kultivimi i bananes dhe thjesht janë hedhur poshtë. Duke kërkuar një mënyrë për të përdorur mbeturinat, ajo gjeti një ide inovative biznesi.

Pothuajse një dekadë më vonë, tani në moshën 42-vjeçare, Tumusiime është shefja ekzekutive dhe bashkëthemelues i “Cheveux Organique”, i cili prodhon flokë të bërë nga fibra bananeje si një alternativë ndaj “extensions sintetike”.

Tendencat e modës dhe fuqia blerëse në rritje kanë rritur tregun e zgjatjeve të flokëve dhe parukeve në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Zgjatjet (extensions) zakonisht bëhen nga flokët e njeriut, ose materiale sintetike si najloni, poliesteri, akriliku dhe PVC. Materialet sintetike janë të njohura në Ugandë sepse janë shumë më të lira, por nuk janë të ricikueshme dhe aspak të mirë për biodiversitetin. Disa njerëz ankohen se flokët sintetikë mund të irritojnë kokën dhe një studim në Nigeri zbuloi praninë e metaleve të rënda dhe kimikateve potencialisht të dëmshme.

“Kam folur me miq, kolegë, burra dhe gra dhe i kam pyetur se çfarë bëjnë me extensions kur i heqin”, thotë Tumusiime. “Shumë herë thjesht hidhet në plehra. Niveli i ndërgjegjësimit është me të vërtetë i ulët - shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se ata mbajnë plastikë në kokën e tyre, e cila mund të irritojë lëkurën dhe të shkaktojë ndotje në mjedis.

“Misioni ynë është të transformojmë industrinë e bukurisë duke ofruar alternativa për të mirën e shëndetit të konsumatorëve dhe mjedisin. Ne duam t'i fuqizojmë gratë që të marrin vendime të duhura për flokët që përdorin dhe çfarë është më e mira për to”.

Tumusiime thotë se, ndryshe nga flokët sintetikë, produkti i saj është i miqësor me mjedisin, i qëndrueshëm dhe mund të stilohet, trajtohet dhe ngjyroset lehtësisht. Gjithashtu mund të lahet me ujë të ngrohtë. Kur thahen, flokët mund të lyhen me vaj dhe mund t'i rezistojnë tharëseve dhe ngrohjes deri në 400 gradë, dhe zgjasin shumë më shimë se alternativat sintetike.

Meqenëse është bërë nga kërcell bananesh të hedhura, shton ajo, është gjithashtu një mënyrë për të ndihmuar mjedisin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos