Franca “rivendos” nderin, i rrëmben Italisë rekordin për “baguetten” më të gjatë

Nga Rosalba Bejdo
6 Maj 2024, 14:51 | Lifestyle

Franca rikthen në shtëpi një rekord që lidhet ngushtë me identitetin kombëtar. Bukëpjekësit atje përgatitën bagetën më të gjatë në botë, 140.54 metra, një rekord i cili për 5 vite u mbajt nga Italia.

235 herë më e gjatë se sa produkti tradicional me të cilin Franca krenohet, bageta u krijua në Suresnes, në periferi të Parisit, gjatë konfederatës së bukëpjekësve dhe pasticierëve francezë.

Rekordin e kaluar e mbante bageta 132.62 metra e gjatë prodhuar në qytetin italian të Komos, në qershor të vitit 2019. Për ta tejkaluar atë, bukëpjekësit në Francë filluan të përgatisnin e t’i jepnin formë brumit që në orën 3 të mëngjesit, para se ta vendosnin atë në një furrë me rrota të ndërtuar posaçërisht. 

“Gjithçka është konfirmuar dhe ne jemi të lumtur që e kemi thyer këtë rekord dhe që e kemi bërë në Francë”, u shpreh bukëpjekësi Anthony Arrigault.

Pjesë e bagetës e cila duhej të ishte të paktën 5 centimetra e gjerë u copëtua dhe u nda me publikun. Ajo që mbeti ju dha personave të pastrehë.

Bageta tradicionale franceze duhet të jetë rreth 60 cm e gjatë dhe duhet të përbëhet vetëm nga miell gruri, ujë, kripë e maja, dhe të peshojë 250 gramë, sipas rregullave zyrtare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos