Mësuesja e fëmijëve të ngujuar, misioni humanitar vijon me fondacionin “Liliana Luani”

Nga Mario Brakaj
11 Tetor 2026, 14:38 | Sociale

Do duhej të ishte pjesë e së shkuarës, por gjakmarrja dhe ngujimi vazhdojnë të mundojnë shoqërinë shqiptare. Ata që e vuajnë më shumë janë fëmijët.

Eriola Florentia Xheko, filantrope, themeluese e fondacionit “Liliana Luani”.

“Në një kohë kur bota ecën me hapa të shpejtë, kur flasim për zhvillim, teknologji, investime dhe të ardhme, ekziston ende një realitet që nuk duhet të na lërë të qetë. Ekzistojnë ende fëmijë që e shohin botën përmes dritares së një shtëpie ku frika ka zënë vendin e lirisë. Ekzistojnë ende nëna që i përqafojnë fëmijët e tyre me shqetësimin se çfarë do të sjellë e nesërmja. Ekzistojnë ende familje të ngujuara, të cilave gjakmarrja u ka marrë jo vetëm qetësinë, por edhe mundësinë për të jetuar një jetë normale.”

Në një absurd ë tillë ka edhe njerëz që shkojnë përtej misionit të tyre.

Holta Duda, Prefektja e Qarkut Shkodër, shprehet: “Liliana Luani. Një grua që nuk e ka parë arsimin thjesht si mësimdhënie, por si një mundësi për të shpëtuar ëndrra, për të mbrojtur fëmijërinë dhe për t’u dhënë zë atyre që shpesh nuk kanë pasur mundësi të dëgjohen.”

Për të vlerësuar misionin e saj në mbi dy dekada, në emër të mësueses misionare tashmë do të ketë një fondacion. Mësuesja Liliana Luani thotë:  “Po themi se solidariteti nuk duhet të mbetet vetëm një fjalë e bukur në fjalime, por duhet të kthehet në veprim, në ndihmë konkrete, në mundësi dhe në shpresë. Dhe mbi të gjitha, po themi se aty ku ekziston një fëmijë që ka nevojë për ndihmë, duhet të ekzistojë edhe një dorë që zgjatet drejt tij.”

Nisma e filantropes Eriola Florentia Xheko synon të vijojë punën e saj ndër vite, duke promovuar solidaritetin, përkujdesjen dhe krijimin e mundësive për një jetë më të mirë për fëmijët dhe familjet në vështirësi.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi, parashikohet mbështetje për mesuese Liljanen ne vazhdimin e misionit te saj si dhe per fëmijët me materiale te ndryshme. Hapja e fondacionit synon të forcojë përpjekjet për mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve në nevojë, duke vijuar një mision humanitar me rëndësi të veçantë për komunitetin e Shkodrës, teksa kompania prej vitesh zhvillon aktivitetin e biznesit paralelisht me misionet humanitare ne zona te ndryshme te vendit”, shprehet Xheko.

Në aktivitetin e hapjes së fondacionit morën pjesë zyrtarë publikë, mësues dhe përfaqësues nga komuniteti i nxënësve dhe prindërve si dhe të jetës sociale.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos