Festa e Partisë Popullore të Koresë, Kim Jong Un dhe e bija si rrallë herë, të buzëqeshur

Nga A2 CNN
11 Tetor 2026, 15:45 | Bota

Pak festë në Korenë e Veriut! Lideri Kim Jong Un, i shoqëruar nga e bija e tij, Ju Ae dhe e shoqja, si rrallë herë, është shfaqur i buzëqeshur dhe në formë, teksa për 1 orë ka shijuar ritmet e festës, muzikës e kërcimit, në nder të ditës së Partisë, brenda stadiumit të mbyllur në Phenian.

Partia udhëheqëse e Phenianit, Partia Popullore e Koresë, u themelua në 1945 nga themeluesi Kim Il Sung dhe sot drejtohet nga nipi i tij, Kim Jong Un.

Festimet vijnë në kohë tensionesh në gadishullin Korean, pas shpërthimit të minave në 21 shtator, në zonën që ndan dy Koretë e ku një muaj më parë u lënduan 3 policë të jugut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos