I deklaruar si "pro Putin", Kanye West shfaqet në rrugët e Moskës

Nga A2 CNN
1 Korrik 2024, 16:51 | Lifestyle

I deklaruar si "pro Putin", Kanye West shfaqet në rrugët e

Kanye West, ylli i muzikës rap, ka bërë një vizitë të papritur në Rusi, ku u pa duke bërë blerje në Moskë. Amerikani 47-vjeçar, i cili ka lavdëruar Vladimir Putin në të kaluarën, është filmuar rrugëve të Moskës i veshur i gjithi në të bardha. Ai nuk mendohet të ketë shkuar në Rusi për të performuar, por për të festuar ditëlindjen e 40-të të Gosha Rubchinskiy, një stiliste ruse, mikeshë e tij.

"Përshëndetje, Moskë!", shkroi ai në rusisht. Videot e xhiruara nga fansat tregonin West duke bërë pazar në qendrën tregtare "Gum" dhe duke admiruar Sheshin e Kuq të Moskës.

Shumica e të famshmëve perëndimorë u distancuan nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës, por ylli i muzikës nuk është i panjohur për polemika. Në vitin 2022, Adidas hoqi dorë nga një marrëveshje partneriteti me West pasi ai lavdëroi Adolf Hitlerin dhe mohoi Holokaustin. Reperi gjithashtu ka thënë prej kohësh se ishte "pro Putin". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos