Ka ardhur koha të kthejmë vëmendjen te këpuca që më e rëndësishme në garderobën e dimrit, dhe nuk është gjë tjetër veçse çizmet. Sigurisht që nuk keni pse t'i thoni lamtumirë të gjitha këpucëve të tjera në gardërobë, mirëpo moti me shi dhe rënia e temperaturës nuk krijojnë kushtet e duhura për modelet e këpucëve që na lënë këmbët të ekspozuara.
Për një sezon tjetër dimëror, çizmet deri tek gjuri shpallen stili që mund të vishen kudo dhe me gjithçka.
Mirëpo, cilat janë siluetat për të cilat po vëmë bast këtë vit? Nga stiletet retro deri te çizmet e sheshta, ka nga një stil çizme deri tek gjuri që i përshtatet çdo shije. Ne po ju sjellim disa nga çiftet më të bukura që mund të vishni tani, por edhe për vitet në vijim. Nuk do dalin kurrë nga moda.
(A2 Televizion)