Izraeli do të konkurrojë në Eurovizion, ndryshohet teksti i këngës “Shiu i Tetorit”

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 10:34 | Lifestyle

Izraeli do të konkurrojë në Eurovizion, ndryshohet teksti i

Kënga “Shiu i Tetorit” me të cilën Izraeli kishte ngritur vetullat mes dyshimeve që teksti i saj i referohej sulmeve të Hamasit të 7 tetorit.

Izraeli do të lejohet të konkurrojë në Festivalin e Këngës së Eurovizionit të këtij viti, pasi ka ndryshuar tekstin në këngën “Shiu i Tetorit”. Lajmi është dhënë nga organizatorët e eventit, të cilët bënë me dije se Eden Golan do të këndojë në konkursin që zhvillohet në Suedi.

Teksti origjinal i këngës së saj “Shiu i Tetorit” kishte shkaktuar polemika, sepse mendohej se i referohej sulmeve të Hamasit që ndodhën në 7 tetor.

"Nuk ka mbetur ajër për të marrë frymë" dhe "Ata ishin të gjithë fëmijë të mirë, secili prej tyre", ishin disa prej rreshtave të tekstit të kësaj kënge që çuan në aludime të dukshme për viktimat e sulmit të Hamasit.

Eurovizion e konsideron veten si një event jopolitik dhe mund të skualifikojë konkurrentët që mendohet se e kanë shkelur atë rregull, ndaj mbi transmetuesit evropianë ka pasur presion për të bojkotuar pjesëmarrjen e Izraelit në garë për shkak të luftës në Gaza.

Duke refuzuar fillimisht të ndryshonte tekstin, transmetuesi publik izraelit Kan ra dakord t'i ndryshonte ato pas një ndërhyrjeje nga presidenti i vendit, Isaac Herzog. Kënga tani do të titullohet “Uragani”.

Ky zhvillim i fundit, vjen pas thirrjeve të dy ministrave belgë që Izraeli të përjashtohet nga gara, si një masë ndëshkuese për numrin e civilëve palestinezë të vrarë.

"Ashtu si Rusia është përjashtuar nga garat dhe Eurovizioni pas pushtimit të saj në Ukrainë, Izraeli duhet të përjashtohet derisa t'i japë fund shkeljeve flagrante të ligjit ndërkombëtar, të cilat po shkaktojnë mijëra viktima, veçanërisht fëmijë", tha ministri i Kulturës Benjamin Dalle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos