Zelensky pranon armëpushimin energjetik të Trump: Duhet ta respektojë edhe Rusia

Nga A2 CNN
11 Tetor 2026, 18:01 | Bota

Zelensky pranon armëpushimin energjetik të Trump: Duhet ta

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina mbështet armëpushimin për objektivat energjetike, të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se edhe Rusia duhet të angazhohet për zbatimin e tij.

“Ukraina e mbështet armëpushimin dhe është e rëndësishme që edhe Rusia ta mbështesë atë”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetin social X.

Ai bëri të ditur se Kievi është në pritje të detajeve nga pala amerikane për kushtet dhe zbatimin e marrëveshjes.

“Ukraina i mbështet gjithmonë plotësisht hapat drejt uljes së tensioneve, mbrojtjes së jetëve dhe vendimeve të nevojshme për t’i dhënë fund luftës dhe për të garantuar një paqe të qëndrueshme”, u shpreh presidenti ukrainas.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos