Alarm në Arabinë Saudite, sulm me raketa në aeroportin e Riadit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2026, 17:37 | Bota

Alarm në Arabinë Saudite, sulm me raketa në aeroportin e Riadit

Një tjetër sulm i dyshuar me raketa balistike është raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga mediat ndërkombëtare, objektiv i goditjes ka qenë Terminali 4, ku raportohet se ka shpërthyer një zjarr.

Ekipet e emergjencës janë angazhuar për përballimin e situatës, ndërsa deri më tani nuk ka informacion të plotë zyrtar mbi dëmet materiale apo viktimat e mundshme nga sulmi i fundit.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pas një sulmi vdekjeprurës, ku, sipas raportimeve, humbën jetën 12 persona dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

Ndërkohë, situata e sigurisë ka ngritur shqetësime edhe për transportin ajror në rajon. Kompanitë ajrore Etihad Airways dhe flydubai kanë anuluar fluturimet deri më 14 tetor, sipas informacionit të raportuar.

Paralelisht, rebelët Huthi të Jemenit kanë shtuar kërcënimet ndaj infrastrukturës së aviacionit saudit, duke u bërë thirrje kompanive ajrore, punonjësve dhe udhëtarëve të shmangin aeroportet dhe hapësirën ajrore të Arabisë Saudite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos