Papa Leo XIV do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri pas zbulimit të një nyjëze

Nga A2 CNN
11 Tetor 2026, 16:33 | Bota

Papa Leo XIV do t’i nënshtrohet një operacioni në

Papa Leo XIV pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim, pasi mjekët kanë zbuluar një nyjëz në mushkërinë e tij gjatë një kontrolli mjekësor. Sipas Papës, nyjëza është e lokalizuar mirë dhe është zbuluar në një fazë të hershme.

Gjatë lutjes së së dielës, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, 71-vjeçari bëri të ditur se ekipi i tij mjekësor i ka rekomanduar ndërhyrjen kirurgjikale, me të cilën ai ka rënë dakord.

“Mjekët gjetën një nyjë të hershme, të lokalizuar mirë në mushkërinë time”, u shpreh Papa, duke falënderuar besimtarët për mbështetjen dhe lutjet e tyre.

Zëdhënësi i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, konfirmoi se operacioni është planifikuar për ditët e para të javës së ardhshme. Sipas tij, Papës pritet t’i nevojitet rreth një javë për t’u rikuperuar.

Ndërhyrja do të kryhet në Spitalin Gemelli në Romë, ku është krijuar prej vitesh një strukturë e posaçme për trajtimin e papëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos