Java e modës për burra, veshje të guximshme dhe mesazhe të shumta

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 13:18 | Lifestyle
Java e modës për burra, veshje të guximshme dhe mesazhe të

Parisi po përgatitet për Lojërat Olimpike Verore, por ngjarjet sportive nuk janë të vetmet ngjarje të zhurmshme që po ndodhin në kryeqytetin francez. Dizajnerët e modës u mblodhën në qytet për koleksionet e veshjeve për meshkuj, pranverë-verë 2025, por asgjë nuk ishte si zakonisht.

Përveç veshjeve, nuk mungonin mesazhet që çdo stilist apo artist ishte përpjekur të përcillte. A$AP Rocky, p.sh debutoi me linjën tij AWGE, e cila u lançua në fillim të këtij viti, duke e quajtur prezantimin "Sabotazh Amerikan". Të ftuarit mbanin të gjithë një shenjë kundër luftës dhe ëmbëlsira që ngjanin me armë. Në pistë, modelet marshuan me kokat e mbuluara nga flamujt amerikanë dhe mbanin slogane me thirrje të ndryshme. Reperi Asap deklaroi se firma e tij është "më shumë se thjesht një markë, është një lëvizje".

Shtëpitë e famshme të modës këtë vit kishin përzgjedhur të risillnin modën delikatë të oborrit të ish-monarkisë franceze. Gjithashtu, u pa se dominonin ngjyrat e forta, veshjet e gjera, si dhe materialet e tylit, linosë, mëndafshit dhe detajet e shumta florale.   (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos