Dihet tashmë, prej disa sezonesh, pantallonat e gjera janë shumë në modë dhe vështirë se do ua lënë vendin atyre të ngushtave. Duken më elegante, klas, mbulojnë shumë parregullsi që mund të kemi secila prej nesh në trup, e për rrjedhojë na bëjnë të ndihemi edhe më rehat.
Që do të thotë se edhe këtë sezon, do duhet të hidhni sytë drejt pantallonave të gjera, qofshin këto xhins, lino, apo material të tjera.
Më sipër, ne po ju sjellim disa modele që do ju vijnë në ndihmë, nëse keni plane të shtoni garderobën tuaj dhe të shpenzoni disa para.
(A2 Televizion)