Jennifer Lopez është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të saj me Ben Affleck. A janë apo nuk janë bashkë?!
Pikërisht këtë pyetje nuk ia kurseu një gazetar, në premierën e filmit "Atlas" në Meksikë.
“A janë të vërteta thashethemet se ti dhe Beni po ndaheni?”, e pyet një gazetar.
Këngëtarja fillimisht qesh në siklet dhe teksa shumica prisnin që ajo të anashkalonte pyetjen, Jennifer Lopez dha përgjigjen e saj. "Ti e di më mirë se kaq", tha ylli latin.
Duhet thënë që ishte një përgjigje pa përgjigje dhe dilema vijon…
View this post on Instagram