Për suedezët, kontaktet e thjeshta shoqërore ose të folurit në këmbë janë diçka e kotë dhe e pakuptimtë. Në fakt, suedezët i japin kësaj lloj bisede emërtimin “kallprat”, që në suedisht do të thotë “bisedë e ftohtë”, por edhe emërtimin “dödprat” që do të thotë “bisedë e vdekur”.
Sipas një hetimi të BBC-së, arsyeja kryesore pse suedezët shmangin të flasin në rrugë edhe për kontakte formale sociale është sepse ata besojnë se qëllimi i një bisede është shkëmbimi i informacionit thelbësor dhe jo muhabeti.
Gjatë katër javëve të fundit, Luleå, kryeqyteti i qarkut më verior të Suedisë, Norrbotten, me një popullsi prej rreth 80.000 banorësh, ka nisur një fushatë zyrtare të quajtur "Thuaj Hello" në një përpjekje për të inkurajuar banorët që të shkëmbejnë përshëndetje me njëri-tjetrin. Organizatorët e fushatës shpresojnë se ky veprim mund të ndihmojë në përmirësimin e disponimit të banorëve vendas, veçanërisht atyre që mund të ndihen të vetmuar.
Disa shkencëtarë, duke u përpjekur të shpjegojnë këtë fenomen, pohojnë se suedezët jetojnë në një vend pak të populluar me një sipërfaqe të madhe. Gjithsesi, suedezët janë kultura më pak llafazane. (A2 Televizion)