
Ellie Jefferies, 26-vjeçe nga East Midlands, ka habitur miliona njerëz me transformimin e saj të jashtëzakonshëm pas humbjes së 76 kg dhe përballimit të viteve të luftës me varësinë nga ushqimi. Në kulmin e saj, Ellie peshonte 146 kg, ndërsa bashkëshorti i saj Rhys, 30 vjeç, kishte arritur 165 kg.
Në janar 2022, çiftit iu desh të merrnin një vendim të madh për jetën e tyre. Ata bwnw njw ndwrhyrje kirurgjikale, që redukton pjesën më të madhe të stomakut, dhe së bashku humbën 109 kg. Ellie tani peshon 70 kg, ndërsa Rhys ka rënë në 65 kg.
Ellie tregon se transformimi nuk ishte vetëm fizik: “Duhet të ndryshosh mënyrën se si mendon për ushqimin. Kirurgjia ishte vetëm fillimi. Ne numërojmë kaloritë çdo ditë dhe punojmë shumë për të qëndruar të shëndetshëm”, shkruan A2 CNN.
Fotografitë e saj në TikTok kanë marrë miliona komente, ku shumë e krahasojnë me Margot Robbie. Një postim viral tregon Ellie para humbjes së peshës dhe më pas transformimin e saj të mahnitshëm, duke i lënë ndjekësit të habitur: “Omg Margot Robbie! shkruan një përdoruese.
Ellie dhe Rhys janë takuar në një aplikacion në 2015 dhe lidhja e tyre u forcuar mbi dashurinë për ushqimin. Pas ardhjes së binjakëve, Ellie iu përkushtua ushqimit të shpejtë për të përballuar stresin. Sot, ata janë të përkushtuar ndaj ushqimit të shëndetshëm dhe stërvitjes, duke ndarë rrugëtimin e tyre në TikTok.
Ellie tregon mw tej: “Kemi një garderobë krejt të re – fustane të ngushta për mua dhe bluzat e pantallonat e ngushta për Rhys”. (A2 Televizion)