Ka shumë ekonomistë, gazetarë, personalitete të spektaklit dhe politikanë që kanë marrë një edukim të dhënë nga Jezuitët. Nga Papa Françesku te Fidel Castro, “Focus.It” sjell disa personazhe të njohur të letrave, politikës apo ekranit.
Nga të gjitha shkollat e krishtera, më e famshmja dhe më ekskluzivja është ajo e Jezuitëve. Ajo u krijua për të trajnuar elitën dhe udhëheqësit e ardhshëm.
Shumë "persona të famshëm" kanë studiuar me Jezuitët gjatë shekujve. Për shembull, filozofi Descartes, i cili ndoqi Collège de La Flèche në Francë nga viti 1604 deri në vitin 1612, si edhe Miguel de Cervantes, Molière e Voltaire.
Edhe udhëheqësi kubanez Fidel Castro shkëlqeu në lëndët letrare në shkollën ekskluzive të Belén në Havana, të cilën e ndoqi nga viti 1941, në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, deri në vitin 1945. Ndërkohë, mjeshtri i trillerave Alfred Hitchcock pretendonte se kishte mësuar frikën nga ndëshkimet trupore që i ishin shkaktuar nga mësuesit e Shoqërisë që nga mosha 11 deri në 14 vjeç në Kolegjin St. Ignatius në Londër.
Shembuj të tjerë edhe më bashkëkohorë kemi edhe sot si; këngëtari anglez Sting dhe ish-kryeministrat italianë Mario Monti dhe Mario Draghi, nxënës të Leo XIII dhe Massimiliano Massimo. (A2 Televizion)