Reperi kanadez Drake ndau një video në rrjetet sociale ku duket vila e tij luksoze në Toronto e përmbytur. Qyteti u godit nga një stuhi e rrëmbyeshme shiu që shkaktoi përmbytje të mëdha dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
“Bën mirë të jetë Espresso Martini”, shkroi Drake me shaka në videon e Instagramit, ku duket uji i turbullt që vërshonte në shtëpinë e tij. Vila e Drake, e njohur si "Ambasada", është në lagjen luksoze Bridle Path të Torontos.
Sasia ekstreme e shiut që ra përgjatë 4 orëve shkaktoi ndër të tjera përmbytje të rrugëve të qytetit, duke mbyllur autostradat dhe stacionet e metrosë. Gjithashtu, Aeroporti Ndërkombëtar Pearson i Torontos u detyrua të anulonte dhe shtynte shumë fluturime.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ngjarjet ekstreme të motit, që prekin vendet në mbarë botën, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme ndërsa kriza klimatike përshpejtohet. Sakaq, infrastruktura e vjetër e Torontos e bën atë më të prekshëm ndaj përmbytjeve (A2 Televizion)