Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 19:08 | Lifestyle

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2

Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë që kërkojnë guxim ekstrem. Kevin Schmidt është një nga ata njerëz që ka zgjedhur një profesion jo të zakonshëm: ai ndërron një llambë dy herë në vit dhe paguhet 40 mijë euro për këtë. Arsyeja? Lartësia marramendëse prej 450 metrash në të cilën e kryen këtë detyrë.

Kulla të tilla të telekomunikacionit nuk janë vetëm për transmetim sinjali, por kanë edhe një funksion jetik për trafikun ajror. Llambat që vendosen në majë të tyre shërbejnë si sinjal ndriçues për avionët, për të shmangur përplasjet. Në këtë mënyrë, puna e Kevin nuk është thjesht teknike, por ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë ajrore.

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2

Ngjitja në majë të kullës nuk është aspak e lehtë. Kevin përdor një sistem sigurie me litarë që e mbron nga rrëzimi, duke u ngjitur hap pas hapi. Pavarësisht nga rreziku i madh, ai e ka kthyer këtë proces në rutinë dhe madje ndonjëherë ndalet për të shijuar pamjet apo për t’i dërguar një foto bashkëshortes së tij, shkruan A2 CNN.

Përpara se të niste këtë profesion të pazakontë, Kevin punonte në fusha si mirëmbajtja, inspektimi dhe menaxhimi i zyrave. Ai thekson se puna kërkon përkushtim të madh: “Nuk do një njeri që është aty vetëm për paratë. Duhet dikush që punon fort.”

Ky është një nga rastet ku guximi paguhet mirë, por kërkon më shumë se thjesht pagesë: kërkon pasion dhe përgjegjësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos