Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 09:20 | Lifestyle

Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar ari në tokën e tij, me vlerë rreth 4 miliardë euro. Zbulimi ndodhi teksa ai po ecte përgjatë një përroi në fermën e tij dhe vuri re një shkëlqim të pazakontë në ujë. Pasi hoqi pak dhe, gjeti copëza ari që më vonë rezultuan pjesë e një thesari të madh.

Megjithatë, gëzimi i Dupont nuk zgjati shumë. Sipas ligjit francez, gjithçka që ndodhet nën sipërfaqen e tokës është pronë e shtetit, dhe jo e pronarit të truallit. Menjëherë pas publikimit të lajmit, autoritetet shtetërore ndërhynë duke pezulluar çdo aktivitet në zonë dhe njoftuan se vetëm qeveria ka të drejtë të ndërmarrë gërmime dhe shfrytëzim të pasurive nëntokësore.

Përpara se të fillojë ndonjë punim, qeveria është e detyruar të kryejë studime mjedisore për të vlerësuar ndikimin në ekosistem. Zona në fjalë ndodhet në një hapësirë rurale me vlera të larta ekologjike, ndaj çdo ndërhyrje duhet të jetë në përputhje me rregullat për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos