Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare

Nga A2 CNN
9 Maj 2025, 11:59 | Lifestyle

Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku

Një anketë e përdoruesve të Reddit me pyetjen "cilat janë gratë më të bukura në planet" u krye nga faqja e internetit insidermonkey.com.

Në krye të listës, e cila u përpilua bazuar në numrin e komenteve të bëra nga përdoruesit e Reddit, janë gratë nga Kolumbia, me 345 vota. Sipas hulumtimit, gratë kolumbiane "mishërojnë modelin më ideal të bukurisë në botë me flokë të shëndetshëm, sy ekzotikë dhe shprehje femërore".

Në vendin e dytë renditen gratë polake me 324 vota, "kryesisht sepse kanë gjene të mira". "Shumica kanë mollëza të bukura, buzë të plota dhe lëkurë të bardhë", thuhet në koment.

Gratë greke u renditën të tretat me 311 vota nga përdoruesit e Reddit, "pasi ato janë më të bukura se bukuritë natyrore të vendit".

Në vendin e katërt renditen gratë ruse, me 311 vota falë syve të tyre blu, gri dhe kafe, ndërsa në vendin e pestë janë gratë nga Republika Çeke (301 vota), "sepse janë jashtëzakonisht të bukura me një pamje që i dallon nga gratë e tjera".

Të gjashtat në listë janë suedezet, me 296 vota, të ndjekura nga gratë islandeze, me 284 vota, pasi gratë e të dy vendeve spikasin për kombinimin e flokëve bjonde dhe syve blu.

Vendi i 8-të mbahet nga gratë amerikane (281 vota), ndërsa pozicioni numër 9 nga gratë braziliane (276 vota), "sepse ato janë të ndryshme nga gratë kaukaziane", dhe në vendin e 10-të renditen gratë japoneze me 269 vota.

Njëzet vendet e parat plotësohen nga:

•          11. Gratë gjermane me 263 vota

•          12. Gratë franceze me 257 vota

•          13. Gratë italiane me 251 vota

•          14. Gratë norvegjeze me 246 vota

•          15. Gratë tajlandeze me 234 vota

•          16. Gratë turke me 227 vota

•          17. Gratë e Koresë së Jugut me 215 vota

•          18. Gratë spanjolle me 203 vota

•          19. Gratë shqiptare me 197 vota

•          20. Venezuela me 186 vota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos