Larja e flokëve njihet si e dobishme për shëndetin e flokëve, mund të stimulojë lëkurën e kokës, të shpërndajë vajrat e tij natyralë në flokë, por nuk garanton pastërti. Pse? Sepse kur furça është plot me qime, ajo është gjithashtu plot papastërti, mbetje produkti, vajra dhe qeliza të vdekura. E gjithë kjo do të përfundojë në flokët tuaj të pastër.
Lind pyetja: sa shpesh i lani furçat? Nëse nuk e bëni aq shpesh sa duhet, nuk jeni vetëm, pasi shumica prej nesh janë herë pas here fajtorë për këtë. Sa shpesh duhet?
Idealisht, pas çdo larjeje duhet të hiqni qimet e mbetura në furçë, duke u siguruar që ajo të qëndrojë e pastër për më gjatë. Më pas sigurohuni që ta lani të paktën një herë në muaj për të hequr papastërtitë. (A2 Televizion)