All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shpëtohet delja më e vetmuar në botë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 19:29 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Delja më e vetmuar në botë është shpëtuar. Delja, e quajtur Fiona kishte rreth dy vjet e bllokuar në një breg të largët në malet skoceze dhe ushqehej me ç’të gjente në zonën përreth.

Një organizatë bamirëse për mirëqenien e kafshëve kishte thënë më parë se çdo përpjekje për ta shpëtuar atë do të ishte “tepër komplekse”.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, një grup prej pesë fermerësh të atyre anëve arriti ta çonte atë në një shpat të pjerrët dhe tha se ajo u shpëtua në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.

Ata e qethën përpara se ta dorëzonin në një fermë. Misioni i shpëtimit u organizua nga Cammy Wilson, një qethëse delesh nga Ayrshire, pasi pa shqetësimin e bërë mediatik për gjendjen e deles. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos