Ski me veshje tradicionale, dibrani dhuron spektakël në malet e Dibrës

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2025, 10:11 | Lifestyle

Pajtim Vranici u bë viral me një video ku bënte ski me kostum kombëtar në malet e Dibrës.

Në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” në A2CNN, Vranici tregoi se si i lindi kjo ide.

“Unë gjithmonë bëj ski me një grup shokësh, jemi të pasionuar pas skive. Mendova pse mos të bëj ski me veshje tradicionale, për të treguar se edhe në Dibër ka vende të bukura për ski”, tha Vranici.

“Duhet rrezikuar për të bërë diçka të bukur për vendin sepse normalisht duhet kostum i përshtatshëm për ski, që të jetë kundër erës dhe të të mbrojë në rast rrëzimi. Por, për Dibrën rrezikoj. Gjithashtu, nuk jam fillestar dhe isha i sigurtë që nuk do të kisha problem”, shtoi Vranici.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos