“Vrasësi më i madh i produktivitetit”, Steve Jobs e zbulonte 40 vite më parë

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 09:05 | Lifestyle

“Vrasësi më i madh i produktivitetit”, Steve Jobs e

Steve Jobs, themeluesi dhe ish-drejtuesi i Apple., kompania me kapitalin më të madh në bursë, njihet si një prej figurave më ndikues në botën e teknologjisë. Megjithatë, përveç Apple, Jobs ka udhëhequr edhe projekte të tjera të rëndësishme, si kompania NeXT, e themeluar në vitin 1985 dhe e fokusuar në zhvillimin e stacioneve të punës për bizneset dhe institucionet arsimore.

Gjatë kohës që ishte në krye të NeXT, Jobs ndau me stafin një nga bindjet e tij më të forta rreth asaj që, sipas tij, shkatërron produktivitetin në kompani: mbledhjet e tepërta. Në një memo të brendshme, ai shkroi:

“Kompania jonë bazohet në parimin se disa njerëz të mirë mund të krijojnë një produkt të shkëlqyer nëse nuk kufizohen.”

Jobs besonte se mbledhjet shpesh humbasin kohën e stafit dhe shërbejnë më shumë për të justifikuar projekte, sesa për të krijuar produkte të suksesshme. Ai theksonte rëndësinë e kohës së pandërprerë për punë individuale, prandaj vendosi që çdo e enjte të ishte ditë pa asnjë mbledhje në NeXT.

Ky qëndrim nuk është unik për Jobs. Elon Musk, drejtues i Tesla, X dhe SpaceX, ka praktika të ngjashme. Ai lejon çdo punonjës të largohet nga mbledhja nëse ajo bëhet e parëndësishme për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos