“Super Mario” që nuk e “prek” tokën prej 25-vjetësh

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 17:44 | Lifestyle

“Super Mario” që nuk e “prek” tokën prej

Jeta e Mario Salcedos mori një kthesë të pazakontë në vitin 1997, kur pas një karriere të suksesshme në financë, vendosi të shkojë në një udhëtim me kroçerë. Përvoja e parë detare e shokoi aq shumë, saqë dy vite më vonë hoqi dorë nga jeta në tokë dhe që atëherë jeton thuajse vetëm në bordet e anijeve të kompanisë Royal Caribbean.

Salcedo, që njihet si “Super Mario”, nuk është thjesht një turist i zakonshëm. Ai ka kthyer kabinën me ballkon në shtëpinë e tij dhe ndjek një rutinë të përditshme: ecje në kuvertë, mëngjes i qetë, leximi i lajmeve dhe menaxhimi i investimeve nga kabina e tij. Edhe pse në pension, ai vazhdon të kujdeset për pasurinë e vet dhe shijon jetën.

Pasditet i kalon së bashku me ekuipazhin, duke pirë një gotë “Whiskey” në baret e anijes apo duke ndjekur shfaqje. Një nga pasionet e tij është fotografia detare, shkruan A2 CNN.

“Super Mario” që nuk e “prek” tokën prej

Por jeta në lundrim nuk është pa sfida. Pas viteve në lëvizje, ai vuan nga “sëmundja e zbarkimit”, një çrregullim neurologjik që e bën të ndiejë tronditje edhe kur është në tokë. Gjithashtu, mungesa e një rrethi të qëndrueshëm shoqëror mund të sjellë ndjesi vetmie.

Megjithatë, Salcedo e ka përqafuar këtë stil jetese dhe nuk pendohet për shpenzimet – rreth 100 mijë euro në vit. “Në tokë gjithçka është shumë e ndërlikuar. Në det gjithçka është e zgjidhur”, thotë ai.

Sot, ai është kthyer në një legjendë të botës së kroçerave – simbol i një lirie që pak guxojnë ta zgjedhin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos