Ujë orizi për flokët dhe fytyrën! Përfitimet e trajtimit të lashtë që është sërish në trend

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 20:31 | Lifestyle

Ujë orizi për flokët dhe fytyrën! Përfitimet e

Trendet e bukurisë po na vijnë shpesh nga TikTok. Një trend i kohëve të fundit që shpejt u bë viral është uji i orizit. Një përbërës i lashtë që është përdorur prej shekujsh për t'i dhënë shkëlqim flokëve. TikTok i dha atij një "jetë të dytë" duke e përdorur atë si një tonik për të rinovuar lëkurën e fytyrës.

Krijimi është mjaft i thjeshtë: lini një sasi të vogël orizi të bardhë në ujë të ftohtë për disa orë, më pas kullojeni. Lëngu qumështor që ka mbetur është gati për t'u përdorur si një antioksidant që stimulon shkëlqimin.

Ujë orizi për flokët
Uji i orizit është një komponent kyç i kujdesit të flokëve sepse përmban proteina, niseshte, aminoacide, vitamina B dhe E që u japin forcë dhe shkëlqim flokëve të brishtë dhe të thatë.

Ujë orizi për fytyrën
Përdorimi i ujit të orizit për fytyrën është ideal veçanërisht për lëkurën e kombinuar dhe të prirur ndaj akneve. Eksfoliron butësisht lëkurën dhe e pastron në thellësi.

Uji i orizit si maskë për fytyrën
Një mënyrë tjetër për ta përdorur është të njomni një leckë në ujë dhe ta përdorni si një maskë hidratuese për rreth 15 minuta. Lëkura bëhet tepër e butë. Uji i orizit hidraton lëkurën dhe në të njëjtën kohë i jep një efekt mat që përmirëson pamjen e poreve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos