E rrallë në Venezuelë, lindin 3 luanë të bardhë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2023, 14:10 | Lifestyle

E rrallë në Venezuelë, lindin 3 luanë të bardhë

Kopshti zoologjik Las Delicias në Maracay, Venezuelë, po feston lindjen e tre këlyshëve të luanit të bardhë të Afrikës së Jugut. Ata janë dy meshkuj dhe një femër.

Ngjarja e rrallë përfaqëson një sukses të rëndësishëm për ruajtjen e kësaj specie jashtëzakonisht të rrallë, e cila ka karakteristikën e gëzofit albin të shkaktuar nga një mutacion gjenetik. Këlyshët janë nën kontroll veterinar dhe mbahen përkohësisht larg syve të vizitorëve për të siguruar paqen dhe sigurinë e tyre.

Luani i bardhë i Afrikës së Jugut është vendas në rajonin Timbavati dhe konsiderohet një simbol i forcës dhe bukurisë.

Stafi i Kopshtit Zoologjik të Maracay dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i kanë vendosur vetes si qëllim rritjen e popullsisë së luanëve të bardhë të Afrikës së Jugut.

Ditët e tre të porsalindurve mund të ndiqen përmes ëebkamerave të kopshtit zoologjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos