Ishujt Marquesas janë ndër zonat më të bukura dhe të largëta në Paqësorin Jugor. Së fundmi, janë shtuar gjithashtu në listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s. I përbërë nga 12 ishuj, gjysma e të cilëve janë të populluar, ky rajon francez polinezian është shtëpia e rreth 9000 njerëzve. Më i populluari prej tyre është Nuku Hiva. Ato gjenden 4000 kilometra në juglindje të Havait dhe 4700 kilometra në lindje të Fixhit.
Për shkak të vendndodhjes së largët, Polinezia Franceze, e cila përfshin Bora Borën dhe Tahitin, priti rreth 220 000 turistë të huaj në vitin 2022. Por shumë pak nga këto turistë shkuan në Marquesas. Shumica e tyre ishin vizitorë francezë dhe britanikë.
Turistët mbërrijnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Fa'a'ā në Tahiti, më pas shkojnë përmes anijeve në Nuku Hiva dhe ishujt e tjerë Marquesan. Këto anije lundrojnë me qëllime të dyfishta, për të sjellë njerëz, por dhe mallra nga Papeete, që është kryeqyteti i Polinezisë Franceze. Industria turistike e Marquesas menaxhohet gjithashtu nga Tahiti.
Përveç gjeografisë mahnitëse, UNESCO njohu kulturën dhe trashëgiminë unike të Marquesa. Vendndodhja e largët dhe mungesa e ndërhyrjes njerëzore kontribuojnë që ujërat përreth ishujve të jenë unike. Nuk është e pazakontë të shohësh delfinët që bëjnë akrobaci në det të hapur.
(A2 Televizion)