“Zambaku i poetit”, lulja e rrallë që rritet në livadhet e Ketit

Nga Armend Pire
10 Maj 2024, 09:00 | Lifestyle

Fshati Xibër-Hane ndodhet rreth 40 km larg Tiranës. Në këtë fshat ndodhen livadhet e Ketit, atje ku rritet “Zambaku i poetit”.

Grupit i paraprin Abdulla Diku. Në profesion është inxhinier pyjesh, njëherazi eksplorues i natyrës, si dhe lindur e rritur në këtë krahinë. Më me fat janë banorët e zonës, të cilët e ngjisin me kuaj rrugën e vështirë. Shfrytëzojmë pak kohën e freskët, për të bërë një pushim të shkurtër.

Më në fund, zambaku i poetit shfaqet përpara nesh. Gjithësecili nga ne përhumbet nga bardhësia që ka veshur livadhet. Zambaku i poetit na rezulton të jetë vërtet një hipnotizues, sa i përket bukurisë dhe aromës së tij.

Të parin që pyesim për përshtypjet e krijuara, është shkrimtari dhe mësuesi Fatmir Gjestila, i cili në një bllok të vogël nisi të shkruajë disa rreshta. Në livadhet e Ketit nuk ishim të vetëm. Shumë turistë vendas dhe të huaj përshkuan të njëjtën rrugë për të parë zambakun e poetit. Kjo bimë, pas çeljes, reziston vetëm 2-3 javë, e më pas thahet, ndaj dhe koha për ta parë është shumë e kufizuar.  

E vetmja pamje e shëmtuar në livadhet e Ketit janë kanaçet e pijeve dhe plastika e ushqimeve të gatshme, të hedhura përtokë.

Si kudo, natyra shërben për foto e video për rrjete sociale, por pak kujdesen për ta ruajtur atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos