"Aktore kokoshkash"- Demi Moore fiton çmimin në Golden Globes, kryeson garën për Oscar

Nga A2 CNN
6 Janar 2025, 09:06 | Showbiz

"Aktore kokoshkash"- Demi Moore fiton çmimin në Golden

Demi Moore ka bërë një rikthim triumfues në Golden Globes, duke fituar çmimin për aktoren më të mirë për një rol në një film ‘horror’ që ka rigjallëruar karrierën e saj.

Sipas mediave të huaja, 62-vjeçarja mbajti një fjalim të pasionuar teksa merrte çmimin e saj, duke i thënë audiencës se ishte "në një pikë të ulët" përpara se të merrte pjesë në The Substance.

Moore tha se çmimi ishte një festë dhe "dhuratë për të bërë diçka që dua dhe për t'u kujtuar se kujt i përkas".

Fituesit e tjerë të filmave përfshinin Emilia Pérez, The Brutalist dhe Wicked, ndërsa Baby Reindeer dhe Shōgun fituan çmimet e mëdha televizive, shkruan A2 CNN.

Një nga surprizat e mëdha të natës ishte aktorja braziliane Fernanda Torres që fitoi aktoren më të mirë të dramës për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm në "I'm Still Here", i cili rezultoi jashtë konkurrencës së aktorëve të Hollivudit Angelina Jolie dhe Nicole Kidman.

Demi Moore kujton se i kishin thënë më parë në karrierën e saj se ajo ishte një "aktore kokoshkash". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos