
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pensilvani, pasi një burrë hapi zjarr dhe vrau tetë persona, përfshirë dy fëmijë, përpara se t'i jepte fund jetës brenda një shtëpie në Erie.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, alarmi u dha rreth orës 5:00 pasdite sipas orës lokale të së premtes, më 9 tetor, kur oficerët u thirrën nga disa fqinjë pasi dëgjuan të shtëna me armë.
Kur mbërritën, gjetën dy gra të vdekura në rrugë. Më pas shtëpia u rrethua, por brenda të shtënat nuk pushuan dhe kur policia arriti të hynte në shtëpi, gjeti trupat e shtatë personave të tjerë, përfshirë dy fëmijë dhe autorin e sulmit, i cili sipas të dhënave paraprake vrau veten.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në karrierën time mbi 28-vjeçare. Nuk jam i sigurt nëse qyteti i Erie-t ka parë ndonjëherë një humbje të tillë jetësh dhe shkatërrimi siç e pamë", tha shefi i policisë së Erie-t, Rick Lorah, për një stacion televiziv lokal. Ai nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme, por i quajti rrethanat e të shtënave “thellësisht shqetësuese".
(A2 Televizion)