
Ikonike dhe historike, i ka cilësuar negociatori presidencial rus, Kirill Dmitriev deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për Zelenskyn, i dërguari dhe negociatori presidencial rus, Kirill Dmitriev. Në një postim në X ai tha se Trump po bashkohet me ata që besojnë se Ukrainës i nevojitet një udhëheqje e orientuar drejt paqes.
"Presidenti Trump bashkohet me ata që besojnë se Ukrainës i duhet një lidership vërtet i orientuar drejt paqes, në vend të luftënxitjes së Zelensky-t. Ikonik dhe historik", shkroi ai.
Dmitriev pretendoi se diplomacia e naftës ka ekspozuar pozicionin e Zelenskyt. Ndërsa në një tjetër postim, ai publikoi edhe një kopertinë të revistës Time të vitit 2025, ku shfaqej presidenti ukrainas me mbishkrimin “Fundi i lojës”.
Më herët presidenti amerikan Donald Trump ashpërsoi kritikat ndaj Volodymyr Zelenskyt, duke deklaruar se Ukraina duhet të ketë një president të ri, të aftë për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë. (A2 Televizion)