Aktorja e "Lost" del në pension

Nga A2 CNN
5 Qershor 2024, 08:36 | Showbiz

Aktorja e "Lost" del në pension

Nicole Evangeline Lilly, aktorja e famshme kanadeze, ka njoftuar daljen në “pension”.

44-vjeçarja u bë e famshme me interpretimin në serialin “Lost”, e më pas iu hap rruga për pjesëmarrje në filma si “Ant-Man” dhe “Avengers: Endgame”.

Aktorja thekson se është “shumë e lumtur” me vendimin që ka marrë, por gjithsesi i lë derën hapur Hollivudit, edhe pse nënvizon se do të qëndrojë pushim për një kohë të gjatë.

Nicole Evangeline Lilly nuk ka dhënë detaje për projektet pas largimit nga aktrimi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos