
Pasi Presidenti Trump i kërkoi Ukrainës me tone të ashpra të ndalonte sulmet ndaj rafinerive të naftës ruse, ka ardhur dhe reagimi i Presidentit Zelenski.
Në një postim në Telegram ai thotë se Ukraina do t'i ndalë sulmet vetëm atëherë kur Rusia të mos bombardoje më infrastrukturën energjetike të saj.
Zelenski shtoi se çdo hap, për të mos përshkallëzuar më tej konflitin, duhet të jetë i ndërsjelltë dhe me garanci.
Presidenti Ukrainas theksoi se do vijojë bisedimet me partnerët europian për pakot ndihmese për sistemet e mbrojtjes ajrore, si dhe muncione për avionët. (A2 Televizion)