Çaste romantike në jaht, Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë lidhjen

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 12:29 | Showbiz

Çaste romantike në jaht, Katy Perry dhe Justin Trudeau

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se nuk po e fshehin më lidhjen e tyre. Çifti i ri është fotografuar duke ndarë momente intime në jahtin “Caravelle” të Perry-t, në brigjet e Santa Barbarës, duke konfirmuar zërat e fundit për një romancë mes tyre.

Në fotot e siguruara nga Fox News Digital, Trudeau shihet duke e përqafuar këngëtaren dhe duke i dhënë një puthje në faqe, ndërsa ajo, e veshur me një rroba banje të errëta, duket e qetë dhe e afërt me ish-udhëheqësin kanadez.

Çaste romantike në jaht, Katy Perry dhe Justin Trudeau

Përfaqësuesit e këngëtares nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar mbi raportin e tyre, por kjo nuk është hera e parë që ata shihen bashkë, përcjell A2 CNN. Dyshja u fotografua për herë të parë në korrik, gjatë një darke intime në restorantin “Le Violon” në Montreal, ku sipas dëshmitarëve, ndanë kokteje dhe disa pjata me ushqim deti.

Pak ditë më vonë, Trudeau u pa në koncertin e Perry-t në “Bell Centre”, së bashku me vajzën e tij 16-vjeçare, Ella-Grace, duke kënduar e buzëqeshur me këngët e saj.

Romanca e re vjen pas ndarjes së Perry nga aktori Orlando Bloom në korrik, pas më shumë se një dekade bashkë dhe një vajze të përbashkët, Daisy Dove. Edhe Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij Sophie në vitin 2023, pas 18 vitesh martesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos