
Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi janë fejuar në një ceremoni private.
Ceremonia është zhvilluar buzë detit, mes një dekori elegant, shkruan A2.
Në foto, shihet se Blerta ka zgjedhur një fustan bezhë të gjatë, ndërsa Princi ka zgjedhur një kostum klasik.
Njoftimi i Familjes Mbretërore:
Familja Mbreterore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi.
Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm.
(A2 Televizion)