Britney Spears martohet sërish një vit pas divorcit

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 12:19 | Showbiz

Britney Spears martohet sërish një vit pas divorcit

Britney Spears habiti fansat e saj duke njoftuar se është “martuar” me veten, në një postim në rrjetet sociale ku shihet me fustan nuseje dhe me vello.

Këngëtarja 42-vjeçare u divorcua para një viti nga Sam Asghari, ndërsa të dielën tha se është martuar prapë, shkruan A2 CNN.

“Dita kur u martova me veten… Mund të duket e sikletshme ose idiotësi, por mendoj se është gjëja më brilante që kam bërë ndonjëherë”, shkroi Britney Spears në Instagram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos