Princi Endrju është mes personazheve të profilit të lartë, të përmendura në dokumentet më të fundit në dosjen gjyqësore ndaj financierit Xhefri Epstein.
Ishte gjykata amerikane që urdhëroi që të publikohen një pjesë e padisë ndaj Epstein. Pjesë e dokumenteve, por pa ditur mirë lidhjen, janë edhe ish-presidentët Bill Clinton e Donald Trump, edhe pse asnjëri prej të dyve nuk është i akuzuar.
Në dokumentet e publikuara, në 900 faqe, nuk përmendet asnjë lidhje apo zbulim i jashtëzakonshëm për Epstein, gjithsesi pjesët pikante pritet të zbulohen në ditët në vijim.
Janë gati 100 personazhe, jo pak të rëndësishëm, të showbiz-it e politikës, që përmenden në këto dokumente, në të cilat përmendet i gjithë rrethi shoqëror i Epstein, i cili u shpall fajtor për prostitucion të të miturve në vitin 2009.
Dosjet nisin me referencat e denoncimit e Johanna Shjoberg, e cila u sulmua seksualisht nga Epstein në apartamentin e këtij të fundit në vitin 2001.
Fillimisht pallati mbretëror në Londër i quajti akuzat kategorikisht të pavërteta. Johanna, vajza në fjalë, përfshin në akuzat e saj edhe ish presidentin Clinton, kur në një rast që kanë udhëtuar së bashku me avionin privat të Epstein, thotë se ish-presidenti, i do të reja, i pëlqen të reja.
Më shumë detaje do mësohen kur dokumentet të publikohen të plota. (A2 Televizion)