Kanye West dhe bashkëshortja shfaqen sërish, Bianca kësaj here e mbuluar me një pellush

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 20:36 | Showbiz

Bianca Censori është shfaqur sërish, dhe siç pritje, veshja e saj është aspak e zakontë. Censori është parë të pozojë me bashkëshortin e saj Kanye West për të festuar hapjen e biznesit të Amina Muaddi në Dubai .

28-vjeçarja australiane, kohët e fundit ka tërhequr mjaft vëmendje me zgjedhjet e veshjeve. Me bashkëshortin e saj ajo madje tërhoqi vëmendjen e policisë në Itali, për sjellje të pahijshme.

Fotot e fundit të çiftit janë publikuar nga dizajnerja e modës Amina, e cila ndante momente nga inaugurimi i markës së saj në Dubai, me ndjekësit në Instagram.

Në foto, Bianca mund të shihej me një fustan gri, i cili i nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara dhe një kapelë të madhe me lesh artificial që i mbulonte pjesërisht fytyrën.

Ajo gjithashtu mbante të “përqafuar” një pellush për të kompletuar veshjen e saj shumë të çuditshme. Bianca qëndronte përkrah Kanye, i cili ishte i veshur i gjithi me të zeza dhe sigurisht, nuk mbante veshur këpucë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos