Matthew Perry dhe dashuria e tij e pakthyer për Jennifer Aniston

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 22:26 | Showbiz

Matthew Perry dhe dashuria e tij e pakthyer për Jennifer Aniston

Matthew Perry u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare teksa bënte një banjo në xhakuzin e tij. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së tij, por autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë konstatuar se aktori me siguri ka pësuar infarkt dhe është mbytur.

Aktori ishte i njohur për rolin e tij si “Chandler Bing” në serialin “Friends”. Në fakt, gjatë serialit, Matthew ishte i dashuruar me kolegen e tij, Jennifer Aniston dhe këtë e ka treguar ai vetë.

Siç kishte bërë të ditur në autobiografinë e tij, Perry ishte i dashuruar me të para se të punonin së bashku në serial.

“Isha magjepsur prej saj. Në fund të fundit, si mund të mos ishte? Në fakt kisha ndjesinë se edhe ajo ndjente të njëjtën gjë, ndoshta diçka do të ndodhte”, ka shkruar ai.

Në fakt, ai nuk hezitoi t'i kërkonte Aniston një takim, por ajo i kishte thënë se mund të ishin vetëm miq.

“Dhe unë i thashë se kjo nuk bëhej,” shkroi ai në librin “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing.”

Më në fund, tre vjet më vonë ata bashkëpunuan në “Filarakia”. Mirëpo, bashkëpunimi i tyre nuk ishte i lehtë, pasi aktori mesa duket nuk i kishte lënë pas ende ndjenjat për Aniston.

 “Në fillim të xhirimeve kuptova se isha ende i dashuruar me të. Ndihesha çuditshëm ta përshëndesja, duke menduar për sa kohë do ta shikoja.”

Megjithatë, nuk ishte vetëm dashuria që ndjeu për aktoren, por edhe mirënjohja, pasi ajo i qëndroi në pranë gjatë tentativave të tij për t’i shpëtuar varësisë nga alkooli dhe droga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos