All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Messi e tradhtoi me gazetaren sportive? Martesa me Antonellën në krizë, ç’ndodhi pas ceremonisë së Topit të Artë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2023, 13:18 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Martesa e Lionel Messit dhe Antonella Roccuzzo se po kalon një krizë pas 15 vitesh së bashku dhe shkak është një gazetare e njohur sportive. Sipas mediave të huaja, ylli i futbollit ka tradhtuar nënën e tre fëmijëve të tij, me gazetaren Sofia Martinez.

Marrëdhënia e sulmuesit argjentinas me Sofia Martinez ka tërhequr vëmendjen e mediave, pasi të dy janë shfaqur duke shkëmbyer shikime me njëri-tjetrin gjatë intervistave, ndërsa momentet mes tyre janë bërë virale në mediat sociale.

All - Paragraf - 3

Në pamje shfaqet gazetarja sportive që bën të qeshë futbollistin dhe më pas të dy shkëmbejnë shikime. Pikërisht ky afrimitet mes tyre ka nxitur tensione në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, krizë që filloi në ceremoninë e Topit të Artë më 30 tetor.

Lojtari u ngjit në skenë me tre fëmijët e çiftit, ndërsa Antonella qëndroi e ulur në publik ku u bë “dëshmitare” e afrimitetit të bashkëshortit të saj me Sofia Martinez. Çifti, të cilët janë në një lidhje prej vitit 2008, nuk ka komentuar thashethemet. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos