Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare ikona e kinemasë italiane dhe ndërkombëtare, Claudia Cardinale. Ajo ndërroi jetë pranë fëmijëve të saj në Nemours në rajonin e Parisit, ku jetonte prej vitesh.
"Ajo na lë trashëgiminë e një gruaje të lirë dhe të frymëzuar, si në udhëtimin e saj si grua ashtu edhe si artiste", tha agjenti i saj Laurent Savry.
Falë bukurisë së saj të kombinuar me talentin, ajo ishte një muzë për regjisorët më të famshëm. E lindur më 15 prill 1938, në Tunizi nga prindër siçilianë që emigruan gjatë protektoratit britanik, Claudia Cardinale luajti në filma të paharrueshëm të drejtuar nga mjeshtrit më të mëdhenj, nga Luchino Visconti, për të cilin luajti personazhin e Angelica, ku vallëzimi i saj me Alain Delon ishte i pavdekshëm, te Federico Fellini dhe Sergio Leone.
Gjatë karrierës së saj të gjatë, e cila filloi në mesin e viteve 1950 dhe vazhdoi për më shumë se gjashtëdhjetë vjet, ajo luajti në një gamë të gjerë zhanresh, nga komeditë italiane te filmat ëestern, nga dramat te filmat historikë dhe madje edhe filma në stilin hollivudian, duke punuar herë pas here në muzikë, teatër dhe televizion. Ajo u shfaq në mbi 150 filma, disa prej të cilëve konsiderohen momente kulmore të kinemasë autoriale.
(A2 Televizion)