
Ambasadori Eric Wendt i shoqëruar nga dy senatorë amerikanë të cilët që po qëndrojnë këto ditë në Shqipëri, zhvilluan një takim në Prokurorinë e Posaçme me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho, dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.
Ndërkohë, mësohet se ambasadori i ri amerikan Wendt ka zhvilluar një takim dhe me disa deputetë të opozitës.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se në takim kanë qenë Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ivi Kaso dhe deputetë të tjerë nga partitë e vogla.
Po ashtu, A2CNN mëson se në takim kanë qenë edhe dy senatorët që prej ditësh ndodhen për një vizitë në Shqipëri. (A2 Televizion)