Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare, aktori i “Revenge of the Nerds”

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 10:47 | Showbiz

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare, aktori i “Revenge

Aktori amerikan Robert Carradine, i njohur për rolet e tij në filmin kult “Revenge of the Nerds” dhe serialin televiziv “Lizzie McGuire”, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij, e cila bëri të ditur se aktori kishte vuajtur për rreth dy dekada nga çrregullimi bipolar.

Carradine kishte një karrierë që shtrihej në më shumë se pesë dekada në film dhe televizion, duke nisur nga vitet 1970, duke u bërë një figurë e dashur për publikun, veçanërisht për rolin e tij si Lewis Skolnick tek Revenge of The Nerds.

Ai ishte pjesë e një familjeje të njohur aktorësh në Hollivud, djali i aktorit të famshëm John Carradine dhe vëllai i aktorëve Keith Carradine dhe David Carradine.

Gjatë jetës së tij, ai u vlerësua për talentin dhe përkushtimin në profesion, ndërsa familjarët e përshkruan si një person të ngrohtë dhe të dashur.

Pas lajmit për ndarjen nga jeta, kolegë dhe miq nga industria e filmit kanë reaguar me mesazhe prekëse, duke kujtuar ndikimin e tij në karrierat dhe jetët e tyre. Aktori lë pas tre fëmijë dhe një trashëgimi të rëndësishme artistike në kinematografi dhe televizion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos