Nga futbolli tek akuzat për vrasje, ndërron jetë O.J. Simpson

Nga A2 CNN
11 Prill 2024, 17:52 | Showbiz

Nga futbolli tek akuzat për vrasje, ndërron jetë O.J. Simpson

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare ish-aktori dhe futbollisti i NFL, OJ Simpson.

I njohur ndryshe me nofkën “The Juice”, kur ishte në kulmin e karrierës së tij me fanellën e San Francisco 49ers, Simpson ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Ai do të mbahet mend si i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-gruas së tij Nicole dhe mikut të saj Ronald Goldman.

Gjyqi vazhdoi për muaj të tërë dhe ndau Amerikën, duke shkaktuar gjithashtu një debat të furishëm mbi çështjen racore.

Ish-kampioni, i cili ishte bërë edhe aktor, u lirua përfundimisht për mungesë provash. Megjithatë, në vitin 2008 ai përfundoi në burg për grabitje dhe rrëmbim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos