Përkeqësohet shëndeti i Celin Dion, këngëtarja humb kontrollin e muskujve

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2023, 09:39 | Showbiz

Përkeqësohet shëndeti i Celin Dion, këngëtarja humb

Lajmë të këqija për shëndetin e këngëtares së njohur Celine Dion.  55-vjeçarja vijon betejën me sindromën stiff-person, por mesa duket tashmë ka humbur kontrollin e muskujve.

Detajet rreth gjendjes shëndetësore të saj i dha motra e Dion, Claudette.

Çrregullimi neurologjik me të cilin është diagnostikuar këngëtarja duket se po e përkeqëson më tej gjendjen e saj.

"Ajo që më thyen zemrën është se ajo ishte gjithmonë e disiplinuar...Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe në ato të saj, synimi është rikthimi në skenë....Nuk e di. Kordat vokale janë muskuj dhe zemra është gjithashtu një muskul. Për shkak se është një rast në një milion, shkencëtarët nuk kanë bërë aq shumë kërkime sepse nuk prek shumë njerëz."

Dalja e saj e parë publike në 3.5 vjet

Të hënën e 30 tetorit, Celin Dion u shfaq në publik pas 3.5 vitesh në Las Vegas, mes betejës me të cilën po përballet, për të ndjekur një lojë hokej në T-Mobile Arena midis Kalorësve Golden Vegas dhe ekipit të qytetit të saj të lindjes, Montreal Canadiens.

Përkeqësohet shëndeti i Celin Dion, këngëtarja humb

Edhe pse skuadra e saj humbi, të gjithë ishin në humor të mirë në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, ndërsa Dion bisedonte me ekipin dhe dukej në humor të mirë.

Ylli i popit i bëri të ditur botës problemin shëndetësor me të cilin përballej në fund të vitit të shkuar, duke lënë kështu pezull edhe karrierën e saj në muzikë, në mënyrë që t'i përkushtohet shëndetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos