Zbulohet shkaku i vdekjes së "Chandler Bing"

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 22:40 | Showbiz

Aktori Matthew Perry ka humbur jetën për shkak efekteve akute të shkaktuara nga marrja e ketaminës. Këto janë rezultatet e publikuar nga zyra e mjekut ligjor në Los Angeles.

Kujtojmë se aktori i njohur gjerësisht për rolin e tij në serialin “Friends”, u gjet i pajetë në banesën e tij dy muaj më parë. Perry u gjet pa shenja jetë në vaskë, dhe ekzaminimet e para nuk mundën të identifikonin shkakun e vdekjes.

Mbytja në ujin e vaskës renditet si një faktor kontribues në vdekjen e tij, sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës (e përdorur për të trajtuar çrregullimin e shkaktuar nga përdorimi i opioideve).

Mënyra e vdekjes është cilësuar si aksidentale. 

Perry vdiq të shtunën e 28 tetorit. Autoritetet mbërritën në shtëpinë e tij në Los Anxhelos rreth orës 16:00 me orën lokale dhe e gjetën në një vaskë me ujë të nxehtë. 

Në vendngjarje nuk kishte asnjë substancë të ndaluar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos