“Të dua nuse”, futbollisti i Dortmundit uron shqip Loredanën për ditëlindje

Nga A2 CNN
1 Shtator 2024, 10:23 | Showbiz

Në ditëlindjen e saj, sulmuesi i Borusias së Dortmundit, Karim Adeyemi ka zgjedhur të urojë të dashurën e tij me origjinë nga Kosova, Loredana Zefi në gjuhën shqipe.

Këngëtarja, e cila u bë e njohur pas romancës me reperin Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë, festoi 29-vjetorin e lindjes, tashmë përkrah Adeyemi.

“Gëzuar ditëlindjen, shoqja ime më e mirë dhe nuse. Të dua më së shumti në botë. Ti meriton gjithçka!”, shkruan Adeyemi në fotot e publikuara në Instagram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos