Shqipëria dënon sulmin në Riad, reagon Rama: Huthët dhe sponsorët e tyre në Teheran të mbajnë përgjegjësi

Nga A2 CNN
11 Tetor 2026, 11:04 | Politikë

Shqipëria dënon sulmin në Riad, reagon Rama: Huthët dhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “X” në lidhje me goditjen e Huthi-t në Aeroportin e Riad-it, duke theksuar se Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet. 

Kreu i qeverisë vë në dukje se Shqipëria qëndron fuqishëm në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj, duke shtuar se sulmet ndaj civilëve janë të pajustifikueshme.

"Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi", thuhet në mesazhin e Ramës. 

 

REAGIMI

Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad.

Qëndrojmë vendosmërisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar.

Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos