Me plotë energji dhe tinguj të mrekullueshëm të muzikës së tij, Usher ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit në Super Bowl.
Shfaqja e mbajtur në pjesën e parë të këtij kompeticioni sportive, ngjiti në skenë edhe shumë bashkëpunëtorë e kolegë të USHER, të cilët interpretuarn këngë të dashura për publikun.
E ulur pranë një pianoje të kuqe, Alicia Keys ishte e para që u zbulua teksa të dy, së bashku me Usher, u bashkuan për të performuar duetin e tyre të vitit 2004 "My Boo".
E radhës ishe virtuozja e kitarës H.E.R. e cila doli në skenë për të ekzekutuar një solo, ndërsa Usher kërcente nën tingujt e saj.
Kjo shfaqje u mbyll nga will.i.am, Lil Jon dhe Ludacris, të cilët interpretuan plot energji hitin më të dëgjuar të Usher, "Yeah!"
Me gjithë magjinë që dhuruan artistët e tjerë në skenë, Usher ishte gjithmonë në qendër të shfaqjes, ndërsa këndonte, kërcente dhe bënte patinazh në një skenë të ndezur në stadiumin afër Las Vegas Strip.
E në fund kishte një mesazh ndaj spektatorëve. “ Ju dua!” u tha ai të pranishmëve të cilët veç shfaqjes, ishin aty për të ndjekur ndeshjen mes San Francisco 49ers dhe Kansas City Chiefs në për titullin në NFL.
Është traditë tashmë që në pjesën e parë të këtij kompeticioni, ngjitet në skenë performanca më e ndjekur e vitit. (A2 Televizion)